Manaj, ditë deçizive për të ardhmen e sulmuesit

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Pushimet kanë përfunduar për Eloge Yao, Samuele Longo, Rey Manaj, Gaston Camara dhe Isaac Donkor.

Ish-lojtarët e Inter së bashku me lojtarët e tjerë të Inter, sic raporton FcInterNeës.it, kanë vazhduar stërvitjen ndërsa presin për transferimin drejt një klubi tjetër.

Për disa prej tyre ofertat janë të shumta dhe klubi zikaltër ka nisur negociatat, por cdo gjë pritet të vendoset në ditët apo javën në vijim brenda kohës së merkatos.

Trajneri Luciano Spalleti është fokusuar te blerjet e reja dhe nuk i ka lojtarët në planet e tij.

Për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur interes disa ekipe nga italiane si Carpi, Empoli dhe dy te tjera nga kampionati gjerman, Augsburg, Dusseldorf dhe ai portugez, Vitoria Guimaraes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.