Manaj i jep Kupën Interit, protagonist për mirë dhe keq

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Rey Manaj është bërë protagonist me fanellën zikaltër ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka qenë titullar në finalen e Kupës së Italisë Primavera, teksa zikaltërit mposhtën 2-1 në ndeshjen e kthimit Juventusin. Pas fitores në ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 1-0, në atë të kthimit zikaltërit e fituan trofeun. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist për mirë dhe keq në këtë përballje. imagePas golit që shënoi, Manaj e ka mbyllur ndeshjen më shpejtë se 90 minutat. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat e fundit të takimit, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por me një hap të sigurtë drejt trofeut. Rey Manaj tregohet edhe njëherë potencialin e tij në këtë përballje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.