Manaj: Kam bërë zgjedhjen e duhur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

prezantohet manajRei Manaj u prezantua sot te Peskara dhe tha fjalët e para për ekipin e tij të ri, ku ai pret të tregojë veten.

“Peskara është një rast i madh, që duhet shfrytëzuar më së miri, sepse dua të shpërthej në Serinë A. Po pres me padurim të tregoj sa vlej”.

Manaj më tej ka pranuar se duhet të përmirësohet, por thekson se nuk ka frikë për këtë eksperiencë të re, ndërkohë që vlerëson tifozërinë e nxehtë abruceze si një ndihmë mjaft e madhe për të.

“Do të përpiqem të fitoj menjëherë besimin e trajnerit, shokëve dhe natyrisht tifozëve, që në Peskara janë shumë të zjarrtë, më kanë thënë. Është pikërisht tifozeria që më duhet, sepse ambiente të nxehta më japin një karikim të madh”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.