Manaj larg Interit, dy skuadra në Serie A duan shërbimet e tij

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Me shumë siguri Rey Manaj këtë sezon do të jetë larg Interit. Sulmuesi shqiptar që është në pronësi të zikaltërve është duke menduar që në sezonin 2016/2017 të kalojë tek një tjetër skuadër në Serie A, ku ofertat nuk mungojnë. Më parë për lojtarin shfaqën interes disa ekipe si Frosinone apo edhe ndonjë tjetër, por gjërat nuk u finalizuan. Tashmë që ky ekip ka rënë në Serie B, një opsion i madh për Manajn mbeten dy skuadra.

Rey Manaj
Rey Manaj

Janë pikërisht Pescara e Ledian Memushajt dhe Chievo. Manaj mund të kalojë në formën e huazimit tek të dy nga këto skuadra, teksa opsioni më i mirë mund të jetë Pescara pasi me shitjen e Lapadulës do të krijohet një boshllëk i madh në sulm, aty ku Manaj mund të fitojë edhe një vend titullari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.