Manaj: Në Serie A duhet të debutoja me Sampin, jo me Interin

0
SHPËRNDAJE

5cacfa3addd4331c940ad98621390db1-55350-d41d8cd98f00b204e9800998ecf8427ePas humbjes së Inter ndaj Genoas para pak ditëve, Rey Manaj është marrë në intervistë ku është pyetur për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me të dy ekipet, Inter e Sampdoria, fanellat e të cilave i ka veshur të dyja.

“E nisa me Piacencën me të cilën e kalova kaq mirë e më pas kalova te Cremonese. Një kohë të shkurtër luajta te Sampdoria. Flas gjithnjë për ekipet e të rinjve (primavera),” – thotë Manaj.

“Që kur isha te Sampi, trajneri i ekipit të parë, Sinisa Mihajlovic më ka konsideruar për të debutuar me ekipin e parë në Serie A por nuk ndodhi edhe pse në stërvitje, Miha më lavdëronte dhe më jepte kurajo gjatë gjithë kohës.

Kam pasur gjithnjë trajnerë që më kanë dashur e më kanë mbajtur afër. Mancinit i jam borxhli gjithë jetën. Më ka besuar dhe më ka hedhur në fushë 5-6 herë në Serie A me ekipin e parë të Interit.

Shqipëria? Eh, është synimi im i madh të jem në Europian. E shpresoj këtë. Kam shënuar pas 12 sekondash me bluzën e Shqipërisë në miqësore. Por pjesëmarrja në Europian më ngacmon shumë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.