Manaj rikthehet titullar, Basha në Play-off me Barin

0
SHPËRNDAJE


Legjionarët / Migjen Basha vijon paraqitjet e mira me Barin në Serie B. Për fat, edhe skuadra e tij ka fituar pastër 2-0 në shtëpi ndaj ekipit Latina. Kështu, Bari rikthehet në grupin e skuadrave të “play-off”-it, që luftojnë për një vend në Serie A sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, skuadrat që e ndjekin Barin janë vetëm një hap larg, kështu që më shumë se për ngjitjen në renditje, barezët dhe Basha duhet të mendojnë për skuadrat që janë më poshtë.

Edhe Rey Manaj rikthehet titular me Pisa-n. Pas pezullimit njëjavor nga trajneri Gattusso, Manaj duket se ka zënë mend. Pisa ka marrë një barazim shumë të çmuar, që shërben shumë për moralin e skuadrës që lufton për mbijetesën në Serie B, pjesë e së cilës janë tre futbollistë shqiptarë. Pisa barazoi sot 2-2 në transfertë, në fushën e Peruggia-s së Entonio Elezajt, i cili qëndroi në pankinë gjatë kësaj ndeshje.

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ishte titullar, ashtu si i zakonshmi Samir Ujkani. Por goleadori ynë sërish nuk la shenjë edhe në këtë takim, i bllokuar me kujdes nga mbrojtja kundërshtare, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 95-të, kur ishin sekondat e fundit. Ndërkohë, Edgar Çani hyri në fushën e lojës në minutën e 75 të takimit, por edhe ai pa lënë gjurmë. Në barazim, me shifrat 1-1, përfundoi dueli mes Cesena-s dhe Brescia-s të Emanuele Ndojit, i cili e pa gjithë ndeshjen nga pankina.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.