Manchester City e nis vrullshëm, fiton me WBA në transfertë (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cityThe Citizens e kanë nisur më së miri edicionin e ri të Premier League duke korrur një sukses të merituar 0-3 në fushën e WBA. Manchester City e ka nisur në sulm ndeshjen dhe janë shpërblyer menjëherë pasi arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 9-të pas një devijimi nga mbrojtja e WBA të një goditjeje të Yaya Toure. Kalojnë vetëm 15 minuta lojë dhe Yaya Toure pas një kombinimi të bukur me bashkëkombasin e tij Bony, godet nga hyrja e zonës dhe shënon golin e dytë të takimit. Skuadra e Pellegrinit sulmon gjatë gjithë kohës duke mos rrezikuar asnjëherë në mbrojtje dhe me fillimin e pjesës së dytë trefishon rezultatin pas një goditjeje këndi të devijuar në rrjetë me kokë nga kapiteni Vincent Kompany. Citizens e shohin veten në krye të tabelës së Premier League falë golaverazhit që kanë pas javës së parë të kampionatit.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=4aZbTdZFRzM

S'KA KOMENTE

Comments are closed.