Manchester City, humbja e dytë brenda 4 ditësh (Video)

0
SHPËRNDAJE

hammersKa mjaftuar një humbje ndaj Juventusit që Manchester City të humbiste të gjitha siguritë e fituara deri tani, që i kishin lejuar skuadrës së Pellegrinit të mos pësonte asnjë gol në 5 javët e para të kampionatit. Pasditen e së shtunës Citizens prisnin në Ettihad Stadium, West Hamin e Bilic i cili në deri tani mund të konsiderohet si vrasësi i të mëdhave. Pas dy fitoreve ndaj Arsenal dhe Liverpool në transfertë, The Hammers kanë arritur të mposhtin edhe Cityn, duke fituar me rezultatin 1-2. Në minutën e 6’ të takimit Moses kalon në avantazh londinezët me një gjuajtje nga jashtë zone, ndërsa në minutën e 31’ Sakho dyfishon për West Ham pas një rrëmuje në zone. Citizens reagojnë dhe arrijnë të ngushtojnë rezultatin që në fraksionin e parë të lojës me anë të De Bruyne i cili shënon në minuat shtesë të pjesës së parë. Pavarësisht kësaj rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të takimit dhe skuadra e Pellegrinit pëson humbjen e parë në kampionat.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

https://www.youtube.com/watch?v=_DLDkuVRdYY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.