Manchester City, i pandalshëm edhe në transfertë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

I pandalshëm Manchester City në këtë fillim sezoni të Ligën Premier. Tjetër fitore në javën e tretë për skuadrën e Pellegrinit, që mposhti Evertonin në transfertë me shifrat 2-0.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola. Në fakt, Lukaku arriti ta fusë topin në rrjet, mirëpo festa e tij zgjati shkurt, pasi goli u anulua për pozitë jashtë loje. Porsa filloi pjesa e dytë, Silva goditi shtyllën, ndërsa pas një ore lojë, City gjeti avantazhin, kur Sterling u tregua vendimtar duke krijuar shans për Aleksandar Kolarov, i cili ishte i saktë me goditjen e tij (60’).
cityEvertoni nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, por nuk pati forcën qoftë edhe për ta barazuar rezultatin. Përkundrazi pësoi edhe golin e dytë me autor Nasri, i cili kombinoi me Toure (’89)
Manchester City mban kreun e renditjes me nëntë pikë pas tri javësh, i ndjekur nga Leicester dhe Manchester Junaited me nga shtatë pikë. Ndeshja tjetër e së dielës mes Watfordit e Southemptonit u mbyll pa gola.

https://www.youtube.com/watch?v=uMc3iakkMAU

S'KA KOMENTE

Comments are closed.