Manchester City shkon në “Wembley”, mund pa telashe Middlesbrough

0
SHPËRNDAJE

Manchester City është skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA CUP, turneut më të vjetër futbollistik në botë. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola ka mposhtur pa shumë probleme Middlesbrough me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku gjithçka shkoi ashtu siç priste spanjolli.

Një gol i shpejtë i mesfushorit David Silva që në minutën e 3 bëri të qartë se si do të shkojë rrjedha e ndeshjes, me dominimin e City që vazhdoi, por u konkretizua përsëri me sulmuesin Sergio Aguero në minutën e 67-të, në pjesën e dytë të takimit.

Kësisoj, Manchester City mbetet në garë për të tre trofetë, pasi përveç FA Cup, mbetet në garë edhe Premier League dhe UEFA Champions League, ku këtë javë do të ndeshet me Monaco. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU