Manchester City shumë afër dy lojtarëve me emër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

man-city_2839230b
Manchester City pas një goli

Manchester City do të firmosë me të dy, Kevin De Bruyne dhe Nicolas Otamendi, sipas “The Mirror”. Otamendi duhet të përfundojë te City brenda 48 orësh, për rreth £32 millonë. De Bruyne është pak më larg por thuhet që City do ta bëjë të vetin për £56 milionë. Me blerjen e këtyre, Manchester City do të shkojë në mbi £150 milionë harxhime për këtë verë.

Pritej që City të ishte agresiv këtë verë pasi nuk ishin të kënaqur me rendimentin e vjetshëm dhe tani që Fairplay financiar nuk është më faktor, kanë mundësinë të shpenzojnë. De Bruyne ka qenë objektiv i tyre prej kohësh pasi në mesfushë kanë nevojë të madhe për përforcim. Edhe Otamendi do ta rrisë cilësinë e skuadrës dhe do të jetë interesante të shohim se si do të paraqitet Manchester City këtë vit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.