Manchester City zyrtarizon Otamendin

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Manchester City bën goditjen e rradhës në këtë merkato. “Qytetarët” kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit argjentinas Nicolas Otamendi për shifrën e 40 mln eurove. Me këtë afrim Pellegrini blindon kështu mbrojtjen dhe tashmë është gati për të shkuar larg si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Pas një sezoni të mrekullueshëm me ekipin e Valencias ka ardhur edhe transferimi i tij në Premier League. City ka mposhtur rivalët e qytetit të Manchester United, të cilët e kishin kërkuar prej kohësh argjentinasin por duket se lojtari ka zgjedhur të transferohet tek Manchester City, ekip me të cilin ka firmosuar një kontratë 5 vjeçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.