Manchester me “krahë”, Liverpool vetëm barazim ndaj Norwich (Video)

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Manchester United konfirmohet edhe njëherë si pretendent për titull këtë sezon pas fitores së arritur përballë ekipit të Southampton në transfertë me rezultatin 2-3. Ka qënë një ndeshje e çmendur teksa United ka përmbysur disavantazhin e golit që pësoi në minutën e 13′ nga Graciano Pelle. Ka qënë blerja më fundit, Martial, ai që në në fillim barazoi rezultatin në pjesën parë dhe përmbysi atë menjëherë sa filloi pjesa e dytë me golinne shënuar në minutën e 50′. Juan Mata konfirmoi ditën e mirë për “Djajt e Kuq” teksa shënoi edhe golin e tretë në minutën e 68′. Graziano Pelle ngushtoi diferencat në minutën e 86′ duke shënuar dopietën e tij personale, por që në fund nuk vlejti për asgjë. Manchester United afrohet akoma më shumë me kreun, teksa tashkë diferenca është vetëm 2 pikë.
http://youtu.be/DS_NnT3FKc8

Ings në momentin e golit
Ings në momentin e golit

Liverpool ka harruar të fitojë teksa tashmë ka marrë një tjetër barazim brënda në shtëpi, këtë rradhe përballë ekipit të Norwich. Një ndeshje e mirë nga ana e të kuqve, por që gabuan shumë në finalizim dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Danny Ings kaloi në avantazh Liverpool në minutën e 49′, ndërsa Martin barazoi shifrat për Norwich në minutën e 61′ për t’i dhënë një pikë ekipit të tij. Pas këtij rezultati pritet “tërmet” në pankinën e Liverpool ku trajneri Rodgers nuk e ka më të sigurtë vendin në krye të pankinës. Ndërkohë ndeshja e luajtur në drekë Tottenham – Crystal Palace përfundoi me rezultatin 1-0. Gjelat e Londrës i’u falën një goli të Son Heung-Ming në minutën e 68′ për fitoren e dytë rradhazi në kampionati.
http://youtu.be/gPL-lsL3Mm8

S'KA KOMENTE

Comments are closed.