Manchester U. zyrtarizon Schweinsteiger, do edhe një tjetër bavarez

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bastianManchester United nuk ndalet te Darmian dhe Depay, por synon “goditjen” e madhe. Gazeta gjermane “Bild” dhe ajo angleze “Telegraph” bëjnë me dije se “Djajtë” kanë gjetur marrëveshjen për të sjellë në Premier League mesfushorin kampion bote Bastian Schweinsteiger. Lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi anglez. Kështu. lojtari duhet të braktisë Mynihun, pas 17 sezonesh në të cilat ka luajtur me Bajenin. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetw Karl-Heinz Rummenigge në prezantimin e skuadrës për sezonin e ri. “Provuam t’ia mbushnim mendjen që të qëmdronte më Mynih. Por ai më tha se në fund të karrierës donte të kishte një përvojë te gjigantët anglezë”.
E sikur të mos mjaftonte kaq, Manchesteri do të donte të merrte nga Bajerni edhe Thomas Muller. Për këtë, administratori i klubit anglez, Ed Woodward, do të provojë të bindë bavarezët falë një çeku prej 83 milionë euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.