Manchester United 99,5 mln euro për Bale

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Duket se ardhmja e Gareth Bale mund të jetë sërisht në Angli, por këtë rradhë tek Manchester United. “Red Devils” janë duke u përpjekur maksimalisht për t’a rikthyer në ishull mesfushorin e Real Madrid, i cili nuk po kalon ditë të lumtura tek “Los Blancos”. Për të bindur drejtuesit madrilenë, anglezët kanë lëshuar një ofertë prej rreth 99.5 milion eurosh, një shifër e përafërt me atë që shpenzoi Reali për t’a marrë në ekip uellsianin. Kjo shifër madje është thuajse e njëjtë me rekordin më të shtrenjtë për një futbollist, që mbahet po nga Bale për 100 milion euro. Pas mosmarrëveshjeve me Ronaldon, dhe përplasjes me tifozët, duket se aventurës së uellsianit në Madrid i ka ardhur fundi, me Manchesterin që është i gatshëm të bëjë edhe sforco ekonomike për t’a marrë në ekip.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.