Manchester United bën “çmenduri” për yjet e Real dhe Juventus

0
SHPËRNDAJE

James Rodriguez
James Rodriguez

Premier League/ Manchester United duket se në sezonin e ardhshëm do të bëjë çmenduri në merkato për t’u rikthyer në nivelet e larta të futbollit Europian. Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë filluar të mendojnë për lojtarët që do të transferojnë. Sipas mediave të huaja Manchester United po përgatit sulmin final për dy lojtarë cilësorë.

I pari në listë është James Rodrigues i Real Madrid teksa për të skuadra angleze është i gatshëm të ofrojë plot 91 mln euro. Një shifër tëpër e majme kjo, duke parë faktin se fantazisti kolumbian nuk po kaloj një formë të mirë në Spanjë.

Alvaro Morata
Alvaro Morata

Ndërkohë emri i dytë është ai i Alvaro Moratës. Sulmuesi spanjoll mesa duket dëshiron largimin nga Juventus teksa ditët e fundit skuadra e drejtuar nga Van Gaal ka shtyrë drejt tij. Për Moratën drejtuesit e Manchesterit ofrojnë 50 mln euro. Pritet që shumë gjëra të ndryshojnë tek United që kërkon me patjetër të rikthehet në kohët e lavdishme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.