Manchester United “çmëndet” për Muller

0
SHPËRNDAJE

Thomas Muller
Thomas Muller
Premier League/ Pasi shiti tek Fenerbahçe sulmuesin Van Persie, tani klubi i Manchester United ka kthyer vështrimin drejt sulmuesit të Bayern Munchen, Thomas Muller. “Red Devils” flitet se po përgatisin një super ofertë në drejtim të lojtarit gjerman, e cila kap shifrën e rreth 83 milion eurove. Lojtari që është një nga zbulimet e trajnerit Van Gaal kur drejtonte Bayern, ështe kthyer në objektivin kryesor të anglezëve. Është vetë trajneri holandez ai që e do me patjetër Muller në ekip. Pritet që ditët në vijim të ketë të tjera lajme mbi këtë çështje, por një ofertë e tillë vështirë se mund të refuzohet.

Gjithashtu ditën e sotme pritet që mbrojtësi italian, Matteo Darmian të kryeje vizitat mjekësore tek Manchester United. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri Van Gaal, ku më pas ish lojtari i Torinos do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me “Red Devils”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.