Manchester United “çmendet” për yllin e Monacos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Anthony Martial
Anthony Martial
Premier League/ Louis Van Gaal po përgatit një transferim ntë çmendur tek Manchester United. Trajneri holandez është i gatshëm të paguajë rreth 55 mln euro për sulmuesin 19-vjeçar të Monacos, Anthony Martial. Sulmuesi francez cilësohet si Thierry Henry i ri, dhe për këtë arsye drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati të paguajnë kaq shum për të. Lojtari i rritur tek Olympic Lyon arriti të zhvillojë paraqitje fantastike me ekipin nga principata duke rënë në sy të shumë skuadrave. Sipas mediave botërore tashmë rruga e tij drejt transferimit tek Manchester United është thuajse e kryer, teksa ekipi anglez nuk di të ndalet ke shifrat e mëdha që ofron për lojtarët që dëshiron në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.