Manchester United € 80 milion për yllin argjetinas

0
SHPËRNDAJE

Gonzalo Higuain

Jose Mourinho ka si prioritet nënshkrimin me Gonzalo Higuain dhe klubi është i gatshëm të thyejë koston e transferimit rekord për argjentinasin.

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë 80 milion € (£ 62.1M) për sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain, sipas Corriere dello Sport.

Raporti pretendon se 28-vjeçari është “mberthyer” nga Jose Mourinho dhe portugezi tashmë është duke jetuar në Mançester përpara konfirmimit zyrtar se ai do të zëvendësojë Louis van Gaal.

Higuain ka një çmim prej € 94.5m (£ 73.4m), por United ka ofruar një ofertë pak më të ulët.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë gjithashtu të prirur për argjentinasin, i cili ka shënuar 25 gola në Serie A këtë sezon.

Jose Mourinho

S'KA KOMENTE

Comments are closed.