Manchester United fiton me përmbysje (Video)

0
SHPËRNDAJE

Manchester United ka arritur të fitojë jo pa vështirësi takimin e parë të fazës playoff të Champions League. Djajtë e Kuq e kanë nisur në mënyrën më të keqe takimin pasi vetëm pas 8 minutash lojë u gjendën në disavantazh pas një autogoli të Michael Carrick. Kalojnë vetëm 5 minuta lojë dhe blerja e kësaj vere Memphis Depay arrin të shmangë thuajse gjysmën e mbrojtjes së Club Brugge dhe gjen rrugën e golit nga brenda zonës. Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit ka menduar sërish Depay për të bërë diferencën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

man utd

Pjesa e dytë e lojës është fotokopje e së parës  me Manchester United që kërkon golin dhe Club Brugge që mendon të minimizojë dëmet. Belgët ndëshkohen edhe me karton të kuq dhe detyrohen të luajnë 10 minutat e fundit të takimit me 1 lojtar më pak. Anglezët nuk pajtohen me këtë rezultat dhe hidhen në kërkim të golit të tretë i cili vjen vetëm në minutën e fundit shtesë. Memphis Depay servir një assist për Marouane Fellaini i cili shënon me kokë golin e 3-1.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

https://www.youtube.com/watch?v=hQSPoTpNU3g

https://www.youtube.com/watch?v=4k9WrgxGdUo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.