Manchester United fitore pa shkëlqim në hapjen e Premier League

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Manchester United ka arritur të marrë një fitore në ndeshjen e parë të Premier League, por një fitore pa shkëlqim. Ekipi i drejtuar nga Louis Van Gaal ka mposhtur Tottenham në ndeshjen hapëse të futbollit anglez, por nuk ka zhvilluar një ndeshje aspak të mirë. “Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 1-0 në Old Traford, dhe goli i vetëm u shënua nga lojtari i Tottenham, Walker, që shënoi një autogol qysh në minutën e 22′. Pjesa e mbetur e takimit ishte krejtësisht e vakët, duke parë edhe që kjo ishte ndeshja e parë. Pavarësisht lojës jo të mirë, ekipi i Van Gaal e nis me fitore sezonin e ri me synime të qarta ku synoj rikthimin tek titulli kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.