Manchester United “frenohet” brënda nga Newcastle

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePremier League/ Manchester United është ndalur në një barazim pa gola brënda në “Old Trafford” nga Newcastle. Ndeshja hapëse e javës së tretë përfundoi me rezultatin 0-0, teksa ekipi i Van Gaal ishte më superior se kundërshtari, por sulmuesit e “djajve të kuq” nuk arritën të shënonin përballë portierit Krul, i cili ishte i pakalueshëm duke qënë ai heroi që i dha një pikë ekipit të tij në këtë ndeshje.

Manchester United edhe pse e dominoi krejtësisht takimin, nuk arriti dot të merrte maksimumin e pikëve, duke bërë kështu një hap fals brënda në shtëpi. Sulmuesit Rooney, Depay dhe Hernandez nuk arritën t’i shfrytëzonin si duhet rastet e krijuara.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.