Manchester United kërkon të rrëmbejë yllin e Leicesterit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Manchester United ka interes për mesfushorin e Leicester Cityt  N’Golo Kante. “Djajtë e kuq” kanë në plan që të pyesin klubin kryesues të kampionatit anglez se sa duhet të shpenzojë për të marrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “dhelprave”.

Interesant është fakti se emri i Kante është propozuar nga legjenda e skuadrës Sir Alex Ferguson. Ish-tekniku i ka pëlqyer shumë përformanca e lojtarit gjatë këtij sezoni dhe ja ka sugjeruar drejtuesve, raporton “Goal.com”.2782522_heroa

Manchesteri është i përgatitur që të shpenzojë ga 25-30 milionë paundë për mesfushorin Kante. Madje, një ndër idetë e tjera të “djajve” është që të   përfshijnë në këtë operacion edhe mesfushorin e tyre Andreas Pereira. Pasi, “dhelprat” kanë shfaqur interes të hapur për të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.