Manchester United mund City-n në derbin e parë të sezonit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Manchester United fitoi derbin e parë të sezonit me Manchester City dhe pse në një miqësore, me blerjen e djajve të kuq Romelo Lukaku që ishte protagonist kryesor teksa shënoi dhe 1 nga dy golat e Djajve të Kuq. Për skuadrën e Mourinhos ky ishte suksesi i 3-të në po kaq ndeshje të luajtura në International Champions Cup. Gjithcka u zgjidh që në pjesën e parë nga ana e United me Lukakun që në minutën e 37-të i dha epërsinë të tijve pas një aksioni personal ku dribloi dhe portierin Ederson duke dërguar topin në rrjetë.

2 minuta më pas djajtë e kuq dyfishuan shifrat me Markus Rashord që mposhti për herë të dytë portierin brazilian të Cityt.Nëse në pjesën e parë Djajtë e Kuq ishin dominues në lojë, në fraksionin e dytë City krijoi shumë më tepër raste por pa arritur dot të shkurtojë diferencën. Kjo ishte ndeshja e parë për ekipin e Guardiolës në këtë turne ndërsa djajtë e kuq deri tani kanë treguar se janë ekipi më në formë për më tepër dhe blerjet e reja, që duket se kanë qenë të goditura nga ana e trajnerit Mourinho.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU