Manchester United ofertë për Bernardeschin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federico Bernardeschi
Federico Bernardeschi

Premier League/ Manchester United ka kaluar një tjetër sezon të dështuar, teksa më tepër tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Djajve të kuq” duket se i kanë piketuar lojtarët për sezonin e ri, teksa mendohet të kenë filluar ofertat e para drejt lojtarëve. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Manchester United ka bërë një ofertë prej 28 mln eurosh drejt yllit të Fiorentinës, Federico Bernardrschi. Ky lojtar është i pëlqyer nga shumë skuadra europiane, por duket se ekipi i drejtuar nga Van Gaal ka bërë hapat e para konkrete drejt këtij transferimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.