Manchester United prek finalen e Kupës “in extremis”

0
SHPËRNDAJE

FA Cup/ Manchester United ka arritur të sigurojë finalen e FA Cup teksa ka mposhtur Evertonin ne gjysëmfinale me rezultatin 1-2. Ka qenë një ndeshje tepër e fortë e cila është vendosur në sekondar e fundit të saj. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 0-1 pasi Fellaini në minutën e 34′ kaloi Manchesterin në avantazh. Everton v Manchester United - The Emirates FA Cup Semi FinalNë pjesën e dytë skuadra e Everton do të barazonte shifrat, teksa një autogol i Smalling në minutën e 75′ dha idenë se ndeshja do të merrte një rrjedhë tjetër, por nuk ishte i këtij mendimi Anthony Martial. Sulmuesi francez realizoi një gol në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes, duke i dhënë kualifikimin ekipit të Van Gaal që FA Cup e sheh si shpëtimin e sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.