Manchester United – Real Madrid, ja kush është arbitri i finales së Shkupit

0
SHPËRNDAJE


Superkupa e Europës / UEFA ka zbuluar gjyqtarin që do ta drejtojë duelin final të Super Kupës së Evropës.

Italiani, Gianluca Rocchi së bashku me yjet e Manchester Unitedit dhe Real Madridit do të zbarkojnë në Shkup për duelin e shumë pritur nga tifozët shqiptar.

43-vjeçari do të shoqërohet nga pesë bashkatdhetarët: Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, Davide Massa dhe Massimiliano Irrati, ndërsa zyrtar rezervë do të jenë Riccardo Di Fiore dhe francezi Clement Turpin.

Finalja e madhe në stadiumin e Shkupit “Filip 2 Arena” zhvillohet më 8 gusht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.