Mancini: Do e kisha për nder të drejtoja kombëtaren Azurre

0
SHPËRNDAJE

Rusi 2018/ Roberto Mancini ish trajneri i Interit, aktualisht në drejtimin e Zenitit në kampionatin rus, karikon Italinë, përfaqësuesen e vendit të tij përpara duelit të dyfishtë Play-off ndaj Suedisë që vlen një biletë në Kupën e Botës, Rusi 2018. “ Një Botëror pa Italinë do të ishte i çuditshëm, nuk do të ishte një Botëror i vërtetë”, ka deklaruar tekniku nga Jesi në një intervistë.

”Në skuadër ka pak presion por unë kam bindjen se do ta mposhtim Suedinë”, shtoi më tej Mancini. Në të shkuar emri i tij është përmendur shpesh për të marrë drejtimin e të Kaltërve, i pyetur mbi këtë temë Mancini nënvizoi:” Për çdo trajner do të ishte diçka e veçantë të drejtonte kombëtaren e vendit të tij, edhe për mua do të ishte një nder ky rol”. Me këtë deklaratë Mancini la të hapur mundësinë për t’u ulur në stolin e Italisë në të ardhmen.

Mancini me Manaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU