Mançini: Humbëm, por më pëlqeu paraqitja e Interit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

intE pashmangshme humbja në derbi për Interin, të cilit nuk i mjaftoi as kartoni i kuq i Nocerino për një faull të ashpër ndaj Kondogbia, ndaj të cilit u duk sikur mesfushori kuqezi shfryu inatin që refuzoi pikërisht ardhjen te Milani, duke zgjedhur zikaltërit.
“E humbëm derbin, por unë jam i kënaqur për paraqitjen e skuadrës time – ka deklaruar trajneri Roberto Mancini -. Shfaqëm përmirësim të dukshëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj është e qartë që në këtë moment s’mund të jemi në 100% të formës. Përse e nisa me të rinj? Do të kemi 2 ndeshje në 48 orë, prandaj vendosa për atë formacion në 60 minutat e para. Nuk donim të rrezikonim asnjë dëmtim. Skema 3-5-2? Luajtëm kështu vetëm në minutat e fundit, thjesht për provë. Por kushedi mund ta përdorim sërish”.
Ndërkohë në fund të ndeshjes, Mihajloviç e Mançini, dy miqtë tashmë kundërshtarë, janë përqafuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë për pak çaste. Ishte derbi i parë mes miqve rivalë: “Më bëhet qejfi që shoh Sinisën në stolin e Milanit. U përshëndetëm dhe folëm pak përpara ndeshjes. Mendoj se do të dijë të tregojë veten në këtë rol. Kam përshtypjen se skuadra e tij po merr formë. Do jetë kënaqur edhe për fitoren”. Sigurisht nuk është ende koha kur derbi ndihet deri në palcë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.