Mancini me ide të qarta: Këtë vit duam kampionatin

0
SHPËRNDAJE

mancini

Roberto Mancini u shpreh sot gjatë grumbullimit të Interit për sezonin e ri 2015-2016. Këto ishin fjalët e tij : “ Sigurisht që duam të fitojmë kampionatin, jemi Interi dhe kërkojmë gjithnjë maksimumin. Besoj se diferenca me Juven do të ngushtohet pas largimit të Tevez dhe Pirlos pasi pa ata të dy humbin shumë. Jam i kënaqur nga merkato e deritanishme dhe besoj se deri në fund të saj do ketë edhe afrime të tjera.”

Tekniku italian foli në lidhje me lëvizjet e Interit në merkato : “ Yaya Toure më kishte premtuar që do më telefononte por nuk e bëri. Gjithsesi jam i lumtur pasi në vend të tij erdhi Kondogbia që mund të bëhet një nga lojtarët më të fortë në botë. Salah ? Nuk mund të flas për të pasi për momentin nuk po kuptohet se i kujt është. Perisic ? Ka një tratativë për momentin midis Interit dhe Wolfsburgut, ndërkohë që për Jovetic nuk e di nëse klubi ka kontaktuar Manchester Cityn.”

Në të njëjtën kohë ai foli edhe për projektin e ri të klubit : “ Do jetë e rëndësishme të ndryshojmë mentalitetin. Në Angli nëqoftëse je duke fituar me një gol diferencë, hidhesh në sulm për të shënuar të dytin, ndërsa në Itali mendohet për të mbrojtur. Trajneri dhe skuadra e njohin mentalitetin tim dhe ai është sulmues. Qëllimi është të fitojmë duke sulmuar si në shtëpi ashtu edhe ne transfertë. Jam i sigurtë që nëqoftëse skuadra do të luajë mirë dhe do fitojë, në stadium do vijnë shumë më tepër tifozë nga ç’vijnë aktualisht.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.