Mancini konfirmon qëndrimin dhe blerjen e parë tek Inter

0
SHPËRNDAJE

Roberto Mancini
Roberto Mancini

Serie A/ Roberto Mancini ka dalë sot në një konferencë për mediat teksa ka folur në lidhje për shumë gjëra. Trajneri i Interit konfirmoi se ai do të jetë me 100% në krye të pankinës zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm duke shuar zërat që e largonin atë mga kjo skuadër: “Nuk e mendoj largimin. Me 100% do të jem sërish në krye të Inter”, ishin fjalët e teknikut italian.

Ever Banega
Ever Banega

Ndërkohë ai foli edhe për merkaton, teksa foli për lojtarë në veçanti. Pyetjes së gazetarëve në lidhje me Ever Banegën, ai i’u përgjigj: “Mendoj se tani është një fakt i kryer transferimi i tij. Është një lojtar me cilësi dhe kualitet që do të na bëjë shumë punë”, por pyetjes nëse Ibrahimovic do të rikthehej tek Inter ai i ktheu një përgjigjë diplomatike:

Zlatan Ibrahimovic kur luante për Inter
Zlatan Ibrahimovic kur luante për Inter

“Për Ibrën më duket e vështirë, ose të paktën kështu më duket. Ai shprehet se e ka bërë zgjedhjen tashmë. Nuk mendoj se do të jetë Inter. Ibra mbetet ende një lojtar që mund të zgjidhë ndeshjen i vetëm”, kanë qenë fjalët e Roberto Mancinit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.