Mancini : Ne si Bayern, shpresoj të luftojmë për titullin kampion në Itali

0
SHPËRNDAJE

mancini

Trajneri i Interit Roberto Mancini ka folur për mediat në prag të ndeshjes miqësore me Bayern Munich : “Në këtë moment Bayerni është më mirë fizikisht pasi e ka filluar përgatitjen 20 ditë përpara nesh. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të ndërtojmë lojë. Po përmirësohemi në këtë aspekt dhe shpresoj që kjo rritje të vazhdojë edhe nesër. Jemi rritur si skuadër, tani kemi lojtarë të rinj dhe shpresoj se do të luftojmë për titull këtë sezon.”

“Interi është si Bayerni, të dyja janë skuadra të rëndësishme, le të shpresojmë se do jetë një ndeshje e bukur. Jemi këtu për tifozët, i duam tifozët kinezë dhe duam të gjithë mbështetjen e mundshme prej tyre. Shaqiri është këtu por ka një problem të vogël dhe nuk e di nëse do jetë i gatshëm për sfidën.” – përfundoi tekniku Italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.