Mancini në telashe, humb dy lojtarë për sfidën ndaj Genoas

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mauro Icardi
Mauro Icardi

Serie A/ Inter ka marrë një goditje të madhe pas fitores në shtëpi kundër Napolit. Zikaltërit që janë futur më shumë se kurrë në luftën për një vend në Champions duhet të përballen edhe me dëmtimet. Trajneri i tyre, Roberto Mancini ka bërë të ditur gjatë konferencës për media para ndeshjes me Genoan se kapiteni Mauro Icardi dhe Jonathan Biabiany janë në dyshim për ndeshjen e së mërkurës. “Icardi dhe Biabiany kanë marrë goditje. Pas testeve mjekësore që do të bëhen, ne do të shohim nëse këta dy lojtar do të jenë gati për ndeshjen ndaj Genoas”, ka theksuar trajneri zikaltër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.