Mandzukiç fton Goetzen te Juve: Mund të luajë kudo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Juventusi ka prezantuar zyrtarisht një nga blerjet e reja të sulmit, Mario Mandzukiç. Sulmuesi kroat menjëherë nuk ka vonuar t’i lëshojë një ftesë edhe ish-shokut të tij të Bajerni, Mario Goetze, i cili bashkë me Oscar dhe Izco është një nga lojtarët që kërkohen nga “Zonja e Vjetër”. “Kam luajtur me Marion dhe besoj se mund të luajë në çfarëdo skuadre. Do të ishte mirë sikur të vinte te Juve, por nuk kam biseduar akoma”.

manxuNdërkohë, mbi arsyet përse zgjodhi Juventusin, Mandzukiç ka treguar: “Prej vitesh kam një simpati të madhe për këtë skuadër. Prandaj vendimi nuk ishte shumë i vështirë. Këtu luajnë futbollistë të mëdhenj dhe është skuadra më e mirë e Serisë A. Kam njohje të hershme me Buffon, i cili ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë. Nuk premtoj një numër të caktuar golash, por thjesht që do të jap maksimumin për skuadrën”. Kurse përsa i takon largimeve të Tevez, Pirlo e Vidal, kroati ka vijuar: “Janë lojtarë të jashtëzakonshën. Cilado skuadër do ta ndjente mungesën e tyre. Por Juventusi mendon gjithmonë për të ardhmen dhe do t’i zëvendësojë me lojtarë në lartësinë e duhur”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.