Manuel Neuer: Nuk duhet të na kap paniku

0
SHPËRNDAJE

neuer_1462210331-1591038
Manuel Neuer ka thënë se ata duan që të kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve.
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer theksoi se ata kanë 90 minuta për të shënuar një gol dhe nuk duhet të krijojnë panik.

Ai tha se ata janë të përgatitur dhe duan të kalojnë në finalen e Milanos.

“Ne jemi të motivuar në maksimum. Ne duam që të jemi në finalen e Milanos dhe për këtë nuk duhet të krojojmë panik, pasi kemi 90 minuta për të shënuar gol”, tha Neuer gjatë konferencës për mediat.

Ai po ashtu tha se tifozët e tyre do t’ia bëjnë më të lehtë ndeshjen kundër Atleticos, e cila në ndeshjen e parë ka fituar 1:0 në Vincente Calderon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.