Maqedoni – Shqipëri/ Dikur na injoronin himnin në Prilep

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kombëtarja/ Asnjëherë nuk kemi qenë fqinji i dëshiruar dhe i respektuar për maqedonasit, të cilët urrejtjen e tyre e kanë shprehur në mënyra nga më të ndryshmet, madje edhe radikale. Kështu ka ndodhur 14 vjet më parë, ekzaktësisht më 3 gusht të 2003-shit, kur një ndeshje miqësore, me ftesë të vetë maqedonasve, zhvillohej në stadiumin e Prilepit. Një qytet, që njihet për qëndrimin fanatik etnik, radikal ndaj nesh me shumë se kujtdo tjetër. Por nuk ishin vetëm tifozët maqedonas ata që patën një sjellje tejet skandaloze në atë ndeshje.

Ajo që ishte vërtet e turpshme, kishte të bënte me sjelljen e vetë lojtarëve të Maqedonisë, të cilët, në momentin e ekzekutimit të himnit shqiptar, i kthyen shpinën tribunës qendrore të stadiumit. Vërtet skandaloze, kur e mendon se ishin ata që e bënë ftesën dhe “mikun” e pritën si ultras ekstremistë.

Ndeshja pati shumë tension edhe në fushë, ku Geri Çipi u ndëshkua me karton të kuq pas 20 minutash. Maqedonia fitoi 3-1 në atë ndeshje, ku për kuqezinjtë shënoi Ervin Skela. Por më shumë se rezultati, ajo ndeshje solli shumë polemika, që vazhdojnë edhe sot. Këtë radhë ndeshja është vendosur të luhet në Strumicë, një qytet që të paktën nuk njihet për natyrë radikale. Edhe sjellja e lojtarëve kundërshtarë pritet të jetë ndryshe këtë herë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU