Maqedonia U21 me pesë shqiptarë në fomacion

0
SHPËRNDAJE

mladi-island-2
Moment nga ndeshja e djeshme

Sikundër ekipi ynë Kombëtar që luajti dje ndaj Greqisë për eliminatoret e Europianit të moshave, edhe Maqedonia u ndesh me Islandën në një garë të cilën e mbylli me të njëjtin rezultat, 0-0. Por ajo cfare pritej me interes nga publiku shqiptar ishte angazhimi i lojtarë-ve shqiptarë nen ngjyrat e FYROM-it dhe trajneri Milevski kishte thirrur plot pesë të tillë për këtë takim: Egzon Bejtullain, Besir Demirin dhe Enur Totren të Shkëndijës së Tetovës, Visar Musliun e Renovës si dhe Enis Bardhin e Ujpest të Hungarisë.

I vetmi që ishte grumbulluar për herë të parë ishte Totre që më parë ka qenë edhe nën vëzhgimin e Kombëtares së Shqipërisë ndërsa lajm i mirë mbetet që talenti nga Kosova, Suad Sahiti nuk u pa me fanellën maqedonse (të paktën jo ndaj Islandës) sikurse ishte paralajmëruar. Për momentin ky lojtar vazhdon të mbetet “i padjegur” por edhe ende i pashfrytëzuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.