Maradona: Futbolli po humb shpirtin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Diego Armando Maradona ka folur në një intervistë ekskluzive për B92.net, për të gjitha gjërat e këqija që e shoqërojnë sportin modern.

Në dy dekadat e fundit, kemi qenë dëshmitarë të ndryshime tektonike në botën e futbollit, por në një masë më të vogël edhe në sportet e tjera.

Shuma të mëdha parash kanë hyrë në të gjitha sferat dhe poret në botë, prandaj një numër jo i vogël i tifozëve të ndryshëm, e shikon ndryshe vetë lojën.

Për shembull, disa lojtarë vetëm pas disa viteve në futbollin profesional kanë fituar shumë më tepër se pikërisht legjendari “El Pibe” (Carlos Valderrama), për plotë 21 viteve të stazhit në futboll.

E gjithë kjo çoi në faktin se futbolli po e humb ngadalë “shpirtin”, dhe duket se në atë rrugë kemi mbetur pa heronjtë më autentike dhe më gjurmëlënës… ikonat e një kohe – me të cilët shumë prej nesh jemi identifikuar, tha Maradona.

“Mendoj se shoqëria ka nevojë për idhuj, dhe meqë nuk i ka – i krijon ata”, shpjegoi Maradona.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.