Maradona kundër Messit

0
SHPËRNDAJE

maradona

Maradona është Maradona, ai nuk ndryshon. Flet pa diplomaci dhe sulmon drejt e në shenjë. Messi ka qenë për shumë kohë njeriu i përkëdhelur i tij por tashmë mes dy legjendave të futbllit argjentinas ka nisur një periudhë ngrice. Shkak është bërë vendimi i numrit 10 për t’u larguar nga kombëtarja dhe Maradona nuk arrin ta përtypë një gjest të tillë.

“Nuk e di nëse vendimi i Messit u bë për të mbuluar faktin se Argjentina ka dështuar në tre finale rresht. Një djalë që fillimisht thotë se do të largohet dhe më pas tërhiqet nga vendimi brenda pak ditësh. Kjo tregon se nuk je në rregull”.

Duke qëndruar në këtë linjë, Maradona sfidon Messin teksa shton se shpreson që Messi ta refuzojë ofertën e trajnerit të ri Bauza për të riveshur fanellën bardhekaltër. “Mendoj se Messi do ta refuzojë edhe pse është krijuar ideja që ai mund të bëjë një hap pas. Gjithsesi ky është vetëm mendimi im dhe ndoshta gabohem”, theksoi vetëm pak ditë më parë Maradona, i cili mesa duket ka gabuar parashikim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.