Maradona nuk është njeriu i duhur për President i FIFA-s

0
SHPËRNDAJE
Loading...

420988-65e8ad9e-18b6-11e5-ab4d-ad79f49718a6
Maradona si trajner i Argjentinës në Botërorin 2010

FIFA akoma nuk e ka marrë veten tamam pas arrestimit të shtatë zyrtarëve të saj dhe me shpalljen momentale të dorëheqjes së Sep Blatter, shumë çmedurira ndodhën në botën e futbollit. Mirëpo ndoshta çmenduria më e madhe ishte lajmi që Diego Maradona “ngriti lart duart” për tu bërë presidenti i ardhshëm i FIFA-s.

Pra Diego mendon se është njeriu i duhur për të reformuar organizatën multi-miliardere që u godit rëndë nga aferat korruptive. Por ja disa arsye që e bëjnë Maradonën njeriun e papërshtatshëm për tu bërë numri një i futbollit botëror:

Mënyra e tij unike për t’ju përgjigjur pyetjeve të vështira: Duke parë gjendjen e saj kontroversale, FIFA ka nevojë për një njeri të kujdesshëm me fjalët, sidomos kur të ketë të bëjë me shtypin. Kjo është diçka që Diego nuk e ka bërë mirë ndër vite.

420693-75fb2f0e-18b6-11e5-ab4d-ad79f49718a6
Maradona gjatë një stërvitje të Kombëtares së Argjentinës

Argjentinasi është dënuar me 10 muaj heqje lirie pasi qëlloi me pushkë disa gazetarë në vitin 1994. Incidenti që ndodhi afër shtëpisë së tij në Buenos Ajres, shkaktoi plagosjen e katër gazetarëve dhe fotografëve të cilët ngelën të zhgënjyer me dënimin e ulët që ju dha Maradonës.

Akoma edhe tani Diego nuk ka mësuar si të sillet me shtypin teksa në vitin 2010, shkeli këmbën e një gazetari me makinë dhe më pas uli xhamin duke i bërtitur: “Sa budalla që je! Si e vë këmbën aty ku unë mund të ta shkel?!”

Nuk ka aftësi diplomatike: Eshtë e pamundur që ti kënaqësh të gjithë në botën e futbollit. Që nga sponsorët, televizionet, lojtarët e tifozët, janë të shumta palët me të cilët duhet treguar diplomaci.

421042-ca7231f8-18c1-11e5-ab4d-ad79f49718a6
Maradona dhe Pele, të qeshur në “Uembli”, viti 1987

Por diplomacia nuk është armë e Maradonës. Shikoni rivalitetin me Pelenë, që bashkë me të quhen dy më të mirët e të gjithë kohërave. Kur Pele i thoshte se po bëhej model i keq për të rinjtë, Maradona e shante duke e quajtur “homo”.

“Ik rri në muze e mos dil më”, – i thoshte Diego dhe kur i dhanë një çmim në vitin 2000, u zhduk nga salla pasi nuk donte të ngjitej në skenë e ti jepte dorën Pelesë që ishte caktuar si prezantues i çmimit.

Edhe pasi u bë trajner i Argjentinës, Maradona tallej gjatë një konference në Botëror me Thomas Muller dhe Bastian Schweinsteiger duke i quajtur “kalamaj që mbledhin topa mbas porte”. Gjermania e mundi Argjentinën 4-0.

Maradona nuk është diplomat as me familjarët e vet teksa i quan fëmijët e tij produkte të lekut dhe gabimeve.

420773-8fdcfb00-18b6-11e5-ab4d-ad79f49718a6 (1)
Maradona me vajzën Dalma duke festuar një fitore të Boca Juniors

E kaluara e errët: Që nga shkelmat me tifozët e deri te kokaina, karriera brilante e Maradonëns është e mbushur me turbullira. Kur ishte te Barcelona kontraktoi hepatitin (zmadhim i mëlçisë, zakonisht nga alkooli i tepërt) duke munguar tre muaj ndërsa kundër Bilbaos shkaktoi një grindje masive pasi donte të hakmerrej ndaj Andoni Goikoetxeas që i kishte thyer këmbën një vit më parë.

Te Napoli bëri 15 muaj dënim pasi rezultoi pozitiv me kokainë në Botërorin e vitit 1994. Më vonë vetë Maradona rrëfeu se ai bashkë me disa bashkëlojtarë konsumuan drogë para një ndeshje kundër Australisë në vitin 1993.

421094-5ca305ae-18b6-11e5-ab4d-ad79f49718a6
Maradona gjithsesi do të kujtohet si ndër më të mirët e historisë

“Kjo ishte hile dhe Grondona, presidenti i Federatës Argjentinase (AFA) ishte në dijeni. Kundër Australisë na futën drogë brenda në kafe dhe kjo bëri të kishim shumë fuqi për të vrapuar,” – tha Maradona.

Nuk do të bëhet dot kurrë mik me autoritetet amerikane: Amerikanët nuk e çajnë shumë kokën për futboll por nuk ja përtuan ti hyjnë hetimeve me themel për korrupsionin në FIFA. Duke parë që autoritet amerikane e kanë futur në rreth FIFA-n dhe çdo veprim të saj, nuk pritet që deklaratat e Diegos që thotë se urren çdo gjë amerikane, të merren me sy të mirë.

420801-2a1eb834-18c1-11e5-ab4d-ad79f49718a6
Me presidentin venezuelan Hugo Chavez ndërsa mban veshur një bluzë anti-Bush

“Besoj te Chavez, jam Chavist. Jam me Fidelin (Castron), çdo gjë që bën Chavez është e drejtë”, – thotë Maradona, mbështetës i ideologëve komunistë të Venezuelës dhe Kubës. “E urrej me të gjithë qënien time çdo gjë që vjen nga Shtetet e Bashkuara”.

Maradona ka qenë mbështetës edhe i presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe ka punuar edhe me Kombëtaren e Iranit, një armike e Amerikës.

Maradona mund të mos ketë kredencialet e nevojshme për të qenë kandidati i duhur për të qeverisur futbollin botëror, por mund të ishte interesante e deri zbavitëse nëse Diego do të votohej si presidenti i ardhshëm i FIFA-s.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.