Maradona sulmon presidentin e Napolit për trajnerin

0
SHPËRNDAJE

Diego Armando Maradona e “djeg” në mënyrë të vendosur trajnerin Maurizio Sarri dhe sulmon presidentin Aurelio De Laurentis për faktin që i ka besuar Napolin. “Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur në verë, por Benitez përbënte një garanci për ekipin. Unë e respektoj trajnerin Sarri, por ai nuk e ka mentalitetin e një Napoli fitues. Sarrit ata i bënë një dhuratë të madhe për ditëlindjen. Unë do të mbaja Benitezin,” tha ai për “El Pibe D’oro. Pibe, në lidhje direkte nga Dubai, ka thënë: “Ky Napoli më bëri të kujtoj Napoli tim të parë, kur ne ishim duke luftuar për të shmangur rënien nga kategoria dhe kjo është frika ime më e madhe Dy pikë në tri ndeshje duken të merituara, sepse Napoli ka luajtur lojëra që më kanë trembur. Nuk bën një lojë të sajën, ka një mbrojtje që i jep siguri për të menduar më të madhen. Kështu nuk mendoj se do të arrijë as mesin e renditjes”.
image
Pastaj përsëri: “Unë nuk e njoh Sarrin, nuk kam asgjë kundër tij, nuk është faji i tij kjo situatë e Napolit, fajtori këtu është ai që e vendosi atë aty ku ndodhet sot. Stoli i Napolit është një tjetër gjë.” Referimi i sulmit të tij duket qartë se eshtë presidenti Aurelio De Laurentis: “Kur të vij në Itali do të flasim, sepse unë mendoj se nuk mund të hedhin poshtë të gjitha sakrificat që kemi bërë unë dhe shokët e mi për t’i dhënë një buzëqeshje njerëzve. Napolit nuk i duhet të rifillojë, por ekipi ka nevojë për t’u përmirësuar dhe unë mendoj se De Laurentis nuk është duke bërë.”- ishin fjalët e legjendës argjentinase dhe të Napolit.
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.