Marc Marquez përshëndet kalimin e Lorenzos tek Ducati

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo
Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo

Moto GP/ Marc Marquez duartroket kalimin e Jorge Lorenzos te Ducati. Kampioni në fuqi i Botës është në vitin e fundit të kontratës me Yamahan dhe për sezonin e ardhshëm ka firmosur në marrëveshje me skuadrën italiane.

Kalimi i Lorenzos te Ducati e gëzon rivalin e tij kryesor në garën për titull gjatë këtij sezoni dhe njëkohësisht kryesuesin e Botërorit të Moto Gp, pasi sipas Marquez sezonin e ardhshëm do të jenë tre skuadrat që do të luftojnë për të fituar kampionatin.

Marc Marquez në duel me Jorge Lorenzon
Marc Marquez në duel me Jorge Lorenzon

Kur një prej pilotëve më të mirë në qarkullim ndërron skuadër është dicka pozitive për Moto Gp, por për Lorenzon personalisht pasi ai po i jep vetes një tjetër mundësi duke provuar një sfidë të re”,  deklaroi Marc Marquez.

Dy herë kampioni i Botës në klasin mbretëror më tej shtoi se të do të jetë shumë interesante për pilotët e tjerë dhe për të apasionuarit pas këtij sporti të shikojnë se cfarë do të bëjë Jorge me Ducatin.

Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo
Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo

Kalimi i tij te skuadra italiane është për të mirën e kampionatit theksoi në përfundim spanjolli i Repsol Hondas. Por nëse Lorenzo vendosi të ndryshojë skuadër për sezonin e ardhshëm dicka e tillë nuk do të ndodhë me Marc Marquez-in pasi 23-vjecari nga Cervera ka një kontratë afatgjatë me Hondan. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.