Marcello Troisi rikthehet në Shqipëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Marcello Troisi punoi së fundmi te Laçi, aty ku ishte në rolin e trajnerit, por aventura e tij zgjati vetëm pesë javë. Pas humbjes me Luftëtarin në Ballsh, braziliani, i cili njihet edhe si menaxher në vendin tonë, u largua nga kurbinasit.

Pas asaj eksperience ai u largua nga Shqipëria për të kaluar disa kohë me familjen në Brazil, por është rikthyer sërish në Shqipëri. Eshtë vetë Troisi, i cili në një komunikim për minuta90.com, ka bërë me dije se ka nisur bashkëpunimin me Flamurtarin, teksa u ka sjellë vlonjatëve dy lojtarë brazilianë.

Kështu, zyrtarisht palët nisin punën së bashku, por mbetet të shihet nëse braziliani do të mbajë ndonjë post në klub, apo vetëm do asistojë në merkaton e kuqezinjve. Troisi ka bashkëpunuar me disa klube në vend, duke nisur me Kukësin, Partizanin, Skënderbeun dhe Laçin, ku për disa javë e drejtoi atë skuadër nga pankina. /minuta90.com/

Marcello Troisi, gjatë një komunikimit me minuta90.com, nga Skype
Marcello Troisi, gjatë komunikimit me minuta90.com, nga Skype

S'KA KOMENTE

Comments are closed.