Mario Gomez kalon zyrtarisht tek Besiktas

0
SHPËRNDAJE

imageTurqi/ Tashmë është zyrtare, Mario Gomez është sulmuesi më i ri i Besiktas. Pas shumë tratativave sulmuesi gjerman është bindur për t’u transferuar në Turqi. Këtë gjë e ka bërë zyrtare vetë klubi turk, i cili deklaron se Gomez tashmë është zyrtarisht lojtar i tyre. Gjermani largohet nga Fiorentina pas dy sezonesh në hije, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. Ai do të kalojë në formë huazimi tek Besiktas, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.