Mario Gotze i shkel syrin Juventusit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Mario Gotze nuk është më thjesht një sugjerim për mesfushën bardhezi, por gjithmon e më shumë po flitet për një kalim të tij tek Juventus. Pas përplasjes me trajneri Guardiola, duket se edhe vetë lojtari po mendon largimin nga kampionët gjermanë. Kohët e fundit ai lëshuar sinjale drejt Juventusit. Në një intervistë për goal.com fantazisti u shpreh: “Juve është një ekip mjaft i mirë, dhe fakti që arriti të luajë në finalen e champions tregon se ata bënë një sezon të madh. Vitet e fundit ata kanë fituar shumë tituj, dhe po ngrihen akoma më shumë si ekip.”
image
Më tej Gotze e la gjithçka të hapur për një kalim tek bardhezinjtë: “Për momentin nuk dua them asgjë më shumë, pasi nuk ka gjë për të komentuar, të paktën tani për tani. Do të më pëlqente të luaja në një rol tjetër, si edhe të ndryshoja ambjent. Në Itali është një klimë ndryshe, por edhe një kulturë tjetër të cilën dua t’a zbuloj, por ende jam në fillimet e karrierës, dhe të shoh se çdo të ndodhë.”- u shpreh Gotze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.