Mario Morina, nuk është vetëm Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

MorinaE ardhmja e Mario Morinës duket se nuk do të vendoset edhe aq shpejt pasi në garë për shërbimet e sulmuesit nuk është vetëm Flamurtari, por edhe Kukësi që e shikon si përforcimin ideal për sulmin pas vendit të lënë bosh nga Pero Pejic. Ish lojtari i Tiranës ka pasur edhe një takim zyrtar me drejtuesit e Kukësit por për momentin nuk është vendosur ende asgjë pasi Morina ka kërkuar kohë që të mendohet përpara se të marrë një vendim. Sulmuesi për momentin po shqyrton të dyja ofertat që i kanë ardhur, si të Kukësit ashtu edhe atë të Flamurtarit dhe më pas do të vendosë se cilën nga të dyja do të pranojë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.