Mark van Bommel pranë rikthimit tek bavarezët

0
SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i bavarezëve pritet të marrë një detyrë të re në klub.

Bayern Munchen është në kërkim të një drejtori të ri sportiv dhe kandidati kryesor për të marrë këtë post është Mark van Bommel.Kështu raportojnë mediat në Gjermani, që njoftojnë se holandezi është njeriu më i pëlqyer nga presidenti Uli Hoeness, transmeton minuta90.com.

Van Bommel ka qenë pjesë e Bayernit nga 2006 deri më 2011, para se të largohej nga klubi pas mosmarrëveshje me trajnerin e atëhershëm Louis van Gaal.

Bayerni pritet që shumë shpejt të dalë me një komunikatë zyrtare për të emëruar drejtorin e ri sportiv.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.