Marketingu në futboll / USA dhe Kina diktojnë oraret e ndeshjeve

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Përveç turneve të veçanta që po bëhen në SHBA, Kinë apo Katar, pa harruar zhvillimin e Superkupës Interkontinentale apo Kupën e Italisë, këto shtetet të fuqishme ekonomikisht po ndikojnë direkt që oraret të spostohen, në mënyrë që edhe tifozët kinezë, amerikanë apo të tjerë të kenë mundësi të shohin superndeshjet europiane, “El Clasico”-n, derbin e Milanos apo të tjera sfida të rëndësishme.

Ideja për zhvillimin e “El Clasico”-s në Miami verën e ardhshme, një ndeshje që mund të jetë pjesë e International Champions Cup, është një mundësi që po diskutohet. Drejtuesit e Real Madrid kanë rënë dakord që të zhvillojnë një prej takimeve të tyre para përgatitore në impiantin e ri “Hard Rock Stadium”, që ndodhet në Florida. Organizuesit e këtij turneu duan të sigurojnë pjesëmarrjen e dy gjigantëve të futbollit spanjoll dhe ta kthejnë në një eveniment në stilin e Super Bowl.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.