Marko Cetkoviç takon presidentin Demi

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Marko Cetkoviç ishte një nga afrimet e bujshme në merkaton e janarit te Partizani, teksa të gjithë prisnin prej ti jepte ekipit atë fantazi që i mungonte, gjë të cilën ai e bëri duke i bindur stafin teknik dhe atë drejtues për investimin që kishin bërë.

Tani që kontrata mes palëve përfundoi, fantazisti malazez është gati të për të qëndruar edhe një vit tjetër te Partizani, ku të kuqtë duan ta mbajne, aq më tepër pas fjalëve të mira edhe të Luçiano Moxhit në drejtim të tij ku deklaronte: “Më pëlqen Cetkoviç, një lojtar me cilësi të mira dhe që e luan topin mirë.”

Sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Cetkoviç ka takuar presidentin Gazmend Demi për të biseduar në lidhje me të ardhmen, teksa dëshira është e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre edhe për një tjetër sezon.

Por, Cetkoviç duke shfrytëzuar mundësinë si lojtar i preferuar nga stafi i kuq ka kërkuar që të rrisë pretendimet financiare. Presidenti Demi ka dëgjuar pretendimet e lojtarit dhe tashmë po i shqyrton me stafin e tij. Mundësia e një marrëveshje të re është e madhe, por palët kanë rënë dakort edhe për një takim të dytë mes tyre për të zgjidhur përfundimisht çështjen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.