Marko Jovanoviç: FSHF po i plotëson tekat Partizanit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Marko Jovanoviç, zëvendëstrajneri i Luftëtarit, ka folur për “Supersport” para ndeshjes me Partizanin, teksa ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimin e ditës së ndeshjes.

Ai akuzon federatën se po përdor dy standarde, duke i detyruar gjirokastritët të plotësojnë tekat e Partizanit, siç e konsideron ai vendimin e fundit të marrë.

“Dua të theksoj që atmosfera në skuadër është e mirë, por jemi përballë një problemi shumë të madh, sepse data e ndeshjes ndryshoi vetëm pas stërvitjes tonë të fundit dhe kjo nuk është serioze. Ne hartojmë një program dhe duhet të dimë ku dhe kur luajmë. Lojtarët kanë bërë një seancë me ngarkesë të madhe fizike dhe nuk kanë pasur kohë për t’u rikuperuar në prag të kësaj sfide, kështu që ky vendim na ka krijuar jo pak probleme dhe të gjithë lojtarët nuk janë në gjendje optimale për këtë takim. Nuk më pëlqen që FSHF përdor dy standarde, sepse kur ne nuk kishim stadium, detyroheshim të luanim në Peqin apo Elbasan, ndërsa tani detyrohemi të plotësojmë tekat e Partizanit për të luajtur në “Selman Stërmasi”, në një kohë që nuk është e mundur një gjë e tillë”, u shpreh ndër të tjera serbi i Luftëtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.